Challandes: Kosova – periudha më e kënaqshme e karrierës sime
Bernard Challandesi, ka dhënë një konferencë shtypi para dy ndeshjeve më të rëndësishme të kualifikimeve, atë kundër Çekisë dhe kundër Anglisë.
Trajneri zviceran është pyetur nëse periudha si trajner i Kosovës është më e suksesshmja në karrierën e tij.
“Nuk mund të them se është më e suksesshmja, por mund të them se është periudha me e kënaqshme në karrierë. Për mua është kënaqësi që jam këtu, është kënaqësi të punoj me këta djem, është kënaqësi të jem në këtë vend dhe është kënaqësi kjo që po e kalojmë tërë së bashku, është karriera më e kënaqshme e imja si trajner dhe nuk ka qenë gjithmonë kështu“, ka thënë trajneri Challandes.
Challandesi më parë ka qenë trajner i grupmoshave U17, U18 dhe U21 të Zvicrës, derisa ka drejtuar edhe Kombëtaren e Armenisë. /IndeksOnline/