Challandes: Kur fitonte Zvicra, flamujt zvicëranë gjithmonë valëvonin në Prishtinë

Vështirë se dikush e njeh më shumë futbollin zviceran dhe atë kosovar si dhe Bernard Challandes.
Ish-selektori i Kosovës ka thënë për ndeshjen e sotmes mes Zvicrës e Kosovës se do të jetë festë futbolli.
“Për kosovarët që jetojnë në Zvicër do të jetë një festival i vërtetë futbolli. Larg politikës apo problemeve tjera”, thotë Challandes.
Trajneri zvicërian ka thënë se kosovarët gjithmonë i kanë festuar fitoret e Zvicrës dhe se gëzojnë respekt të madh për “helvetikët”.
“Populli në Kosovë gjithmonë i ka konsideruar triumfet e kombëtares së Zvicrës në të kaluarën si “fitoren e tyre”. Kur kombëtarja jonë ishte shumë e suksesshme, sheh edhe flamuj zviceran të varur në Prishtinë” ka thënë Challandes./Indeksonline/