75 Mall Live Search
19:34 / E Martë, 23 Mars 2021 / C E

Challandes lavdëron Dakun, tregon pse nuk e ftoi për ndeshjet e marsit

Kosova mbajti konferencë për shtyp pas përfundimit të seancës stërvitore.

Në këtë konferencë për shtyp janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Valon Berisha.

Një mungesë që u vërejt tek të ftuarit e Challandes ishte edhe Mirlind Daku, sulmuesi që po kalon formë fantastike në Superligë.

Challandes komentoi mos ftesën e sulmuesit.

E kam thënë edhe më herët se nuk është problem Superliga e Kosovës. E kam shikuar Dakun duke luajtur në disa ndeshje”, ka thënë Challandes.

Daku është futbollist i mirë, por i ri për Kosovën. Ka konkurrencë brenda skuadër, ai ishte me ne edhe vitin e kaluar”, tregoi ai.

Ai mund të jetë pjesë e Kosovës në të ardhmen, kam lojtarët që mendoj se janë më të mirët”, theksoi trajneri zviceran. /IndeksOnline/