75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / C E

Challandes lavdëron Domgjonin: Futbollist shumë i mirë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për ardhjen e re, Toni Domgjonin.

Zvicerani e ka vlerësuar lartë mesfushorin duke e cilësuar si një lojtar shumë të fortë.

Bëhet fjalë për një futbollist shumë i mirë, mesfushor shumë të mirë. Njihet për lojën e tij “box to box” që jep gjithçka në fushë”, ka thënë Challandes.

Edhe pse nuk po luan shumë, ai mbetet shumë kualitativ, ne do të llogarisim në të dhe e mira është që ka vendosur të luaj për Kosovën”, tha ndër të tjerash trajneri i Kosovës.

Domgjoni ka pranuar ftesën e Kosovës por është në pikëpyetje paraqitja e tij me Suedinë pasi që ende nuk kanë marrë një përgjigje nga UEFA. /IndeksOnline/