Challandes mysafir në televizionin zviceran, pyetet nëse do ta drejtojë Kombëtaren e Zvicrës?
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka qenë i ftuar sot në mëngjes në televizionin zviceran RTS.
Ai ka folur për periudhën e suksesshme te Kosova si trajner, transmeton Indeksonline.
Challandes është pyetur nga moderator nëse do të dëshironte ta zinte vendin e Vladimir Petkoviqit te Zvicra.
“Sigurisht që do të më kishte interesuar sepse është e jashtëzakonshme të jesh trajner i vendit tënd, do të ishte krenari. Por unë tashmë jam paksa i moshuar dhe dua të fokusohem te Kosova. Shpresoj se do të kualifikohemi në Kampionatin Evropian”, deklaroi Challandes.
/Indeksonline/