11:28 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Challandes: Na duhet mentaliteti i Liverpoolit, pas Çekisë kemi ndeshjen e jetës

Bernard Challandes ka thënë se përballja me Çekinë nuk është ndeshja e jetës me Kosovën. Sipas tij, përballja e të enjtes mund të iu mundësojë që Kosova më pas të ketë ndeshjen e jetës, ndaj Anglisë.

Trajneri zvicërian mendon se Kosova ka filozofi të vetën të lojës, por tani si kurrë më shumë i duhet mentaliteti fitues. Challandes e ka përmendur mentalitetin që ka skuadra e Liverpoolit në Evropë, si shembull të suksesit.

“Nuk e kemi obligative të fitojmë, por të luajm mirë. Duhet të vazhdojmë të jemi të njëjt. Ne kemi tani një filozofi të lojës të cilën duhet ta vazhdojmë. Askush nuk e ka imagjinuar që mund të vinim në këtë pozicion, për të kërkuar kualifikimin.

Një gazetar çek më ka pyetur nëse kjo është ndeshja e jetës për Kosovën. Por, unë nuk mendoj ashtu. Ne do luajm një ndeshje, e cila mund të na mundësojë më pas që të luajm ndeshjen e jetës.

Mentaliteti është pika jonë e fuqishme. Mendoj se kemi mentalitet, që na mundëson edhe të kemi kualitet, të krijojmë raste, të luajm mirë. E keni parë dje mentalitetin e Liverpoolit ndaj Manchester Cityt. Mentaliteti që tregonin në fushë i bënte të persosur, krijonin raste dhe fituan ndeshjen” ka thënë Challandes./Indeksonline/