17:58 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Challandes: Nëse një lojtar s’e jep maksimumin nga vetja ndaj Gjibraltarit, do të ketë telashe

Kombëtarja e Kosovës mbajti konferencën para ndeshjes miqësore me Gjibraltarin.

Në konferencë u paraqitën trajneri, Bernard Challandes dhe mesfushori Anel Rashkaj.

Tekniku zviceran tha se ndeshja ndaj Gjibraltarit do të jetë një përgatitje për ndeshjen e rëndësishme ndaj Malit të Zi të hënën, ndërsa tha se nëse ndonjë lojtar nuk do të jap maksimumin nga vetja, do të ketë telashe.

“Kjo ndeshje ndaj Gjibraltarit është ndeshje e rëndësishme. Është përgatitje për Malin e Zi. Dua të shoh një ekip që luan një futboll të mirë, të jenë serioz dhe të japin maksimumin. Nëse e vërej që ndonjë lojtar nuk do të japë maksimumin nga vetja, do të ketë telashe. Gjibraltari nuk është edhe ekip aq i dobët. Rashica ushtroi ndaras, besoj qe do te jete gati per te hënën” – u shpreh Challandes./Indeksonline/