75 Mall Live Search
18:21 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Challandes: Nesër lojtarët do të luajnë edhe për Zenelin

Kosova nesër zhvillon ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2020.

“Dardanët” do të luajnë në Sofje përballë Bullgarisë, dhe para kësaj ndeshje Challandes ka mbajtur konferencën e zakonshme për media.

Ai ndër të tjerash ka folur edhe për mungesën e Arbër Zenelit dhe nëse kjo do ta detyroj të ndryshoj taktikat e lojës.

“Taktika nuk do të ndryshoj ne kemi lojën tonë dhe to të fitojmë, do të mundohemi të luajmë lojën tonë, të mbrohemi dhe të sulmojmë. Nuk është e rëndësishme a luajmë më 4-3-3 apo 4-4-2″.

Nesër lojtarët do të luajnë edhe për Arbër Zenelin

Trajneri gjithashtu ka folur edhe për Florent Hadërgjonaj, i cili pritet të debutoj kundër Bullgarisë.

Nuk mund të flas për skuadrën që do të luaj nesër. Ai është një lojtar i rëndësishëm, është lojtar i Kosovës por nuk flas asnjëherë se kush do të luaj“. ka thënë Challandes. /IndeksOnline/