Challandes: Nuk duhet të mendojmë për Ligën e Kombeve, mund të kualifikohemi përmes grupit
Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Malin e Zi.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës thotë se ka gjasa të kualifikohemi për Europian edhe pa Ligën e Kombeve.
“Nuk mendoj për Ligen e Kombeve, kemi mundësi te kualifikohemi, fitorja e Çekisë kundër Anglisë nuk la ndryshuar gjendjen, atëherë duhej te fitonim ne Ceki. Fillimisht duhet të fitojmë këtë ndeshje, nëse gjërat nuk shkojmë mirë atëherë e kemi mundësinë tjetër”, ka thënë Challandes.
Kosova mund të kualifikohet në Europian edhe përmes Play-off të Ligës së Kombeve.