75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Challandes: Për mua, nuk ka qenë e nevojshme që të zhvillohet ndeshja me Shqipërinë në këtë kohë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes u shprehë se ndeshja me Shqipërinë nuk ka qenë e nevojshme në këtë kohë.

“E kemi të qartë nuk është aspak një situatë e lehtë, po përballemi me Covidin. Besoj nëpër vështirësi të njëjta është duke kaluar edhe kombëtarja e Shqipërisë. Për mua nuk ka qenë patjetër që të zhvillohet kjo ndeshje”, u shprehë Challandes.

“Shqipëria është një ekip shumë i mirë, ka lojtar që luajn në liga të forta dhe ka lojtar që janë shumë kualitativ”, shtoj trajneri i Kombëtares së Kosovës.

“Është e qartë se pse nuk kemi fituar në ndeshjet e këtij sezonit të Ligës së Kombëve pasi që kemi qenë të fokusuar vetëm tek Maqedonia e Veriut”, tha ai./Indeksonline/