Challandes për mungesat e Kosovës: As Franca s’është Francë pa Griezmannin e Kanten
Kryetrajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur para mediave për dy ndeshjet e shtatorit të vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.
Kosova do të ketë 5 mungesa të rëndësishme me Milot Rashicën, Arbër Zenelin, Hekuran Kryeziun, Herolind Shalën dhe Benjamin Kolollin, shkruan Indeksonline.
“Ne i kemi dy ndeshje shumë interesante dhe të rëndësishme kundër kundërshtarëve të fortë. Fatkeqësisht i kemi disa lojtarë të lënduar. Si trajner më duhet ta pranoj këtë situatë. E di që nuk është e lehtë. Nëse Franca luan pa Zidane Kante dhe Pogba, nuk është Franca, njëjtë është edhe për Kosovën. Si trajner mund të qaj, mund të ankohem për lojtarët që mungojnë, por më duhet të gjej zgjidhje” -theksoi Challandes.
Kosova do të luaj ndaj Republikës Çeke të shtunën me datë 7 shtator në “Fadil Vokrri” dhe tri ditë më vonë do të ndeshet me Anglinë në Southampton./Indeksonline/