Challandes përsëri pozitiv, edhe nesër trajner, Muharrem Sahiti

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka treguar se Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv në testin e sotëm.
Për shkak të kësaj, Bernard Challandes nuk do ta udhëheq as nesër Kombëtaren e Kosovës kundër Moldavisë, transmeton Indeksonline.
Challandes po qëndron i izoluar në Durrës ende deri sa të rezultoj negative.
Nesër trajner i Kosovës do të jetë, Muharrem Sahiti./Indeksonline/