20:02 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Challandes publikon listën për miqësoret e Kosovës ndaj Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë (Foto)

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e muajit maj dhe qershor.

Zvicerani ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore, më 29 maj ndaj Shqipërisë dhe më 3 qershor ndaj Bregut të Fildishtë, shkruan IndeksOnline.

Risi në këtë listë është Jetmir Krasniqi, futbollisti i Luganos, si dhe Rron Broja, i cili për herë të parë do të luaj në Kombëtaren A.

Më poshtë e keni listën e plotë./IndeksOnline/