Challandes publikon listën, rikthehet Zeneli por mungon Muriqi

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën me lojtarët për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe Greqisë.
Në këtë listë vërehet mungesa e Vedat Muriqit derisa rikthehet pas gati një viti Arbër Zeneli.
Rikthime të rëndësishme janë edhe ato të Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës që munguan në ndeshjet e fundit.
Më 3 shtator Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë si mysafire e Moldavisë në Itali, kurse më 6 shtator do ta pres Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Më poshtë është lista e lojtarëve të ftuar për këto dy ndeshje:
