Challandes s’i dha minuta, Panucci e merr te Shqipëria
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka shpallur sot listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në për dy ndeshjet e tetorit, fillimisht miqësores me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena”, dhe më pas takimin zyrtar eleminator me Izraelin në Ber Sheva, në datë 14 tetor, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.
Katër futbollistë do të vijnë për herë të parë në skuadrën kombëtare, siç janë: Egli Kaja, Kastriot Dermaku, Myrto Uzuni dhe Giaccomo Vrrioni.
Kujtojmë se Kastriot Dermaku ishte i ftuar nga Challandes për ndeshjet me Azerbajxhanin dhe Ishijt Faroe por u largua nga stërvitja pa ndonjë arsye.