Challandes sot në Shkup, për ta gatuar formulën anti-maqedone
Maqedonia e Veriut po luan në Shkup kundër Izraelit në ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2020.
Të dy skuadrat janë pa gjasa por po luftojnë për vendin e tretë në tabelë.
Fqinjët tanë janë edhe kundërshtari i radhës i “Dardanëve” për Play-offin e Ligës së Kombeve që zhvillohet në mars, ku edhe tentohet bileta për europian.
Trajneri Bernard Challandes ka qëndruar sot në stadiumin “Filipi i dytë” për të parë këtë ndeshje dhe për të analizuar maqedonët.

Bashkë me të janë edhe ndihmës trajneri Muharrem Sahiti, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi si dhe sekretari Eroll Salihu.

Ndeshja Maqedoni – Kosovë do të luhet me 26 mars të vitit të ardhshëm në Maqedoni derisa ende nuk është përcaktuar nëse do të luhet në Shkup apo në ndonjë qytet jo shqiptar për t’iu shmangur stërmbushjes me tifoz të Kosovës. /IndeksOnline/
