16:37 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Challandes stërvitet me vetëm 12 futbollistë para ndeshjes me Anglinë

Përfaqësuesja e Kosovës shënoi të shtunën një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Dardanët” triumfuan 2:1 dhe u ngjitën në vendin e dytë në tabelën e grupit A, derisa posedojnë 8 pikë.

Pas kësaj fitore të madhe, futbollistët e Kosovës iu kthyen sot stërvitjeve.

Në treningun e sotëm u paraqitën vetëm 12 lojtarë, kurse futbollistët titullarë ndaj Çekisë pushuan dhe nuk u paraqitën në stërvitje.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ajo kundër Anglisë në Southampton.

Nisja e kampit kosovar drejt Anglisë do të bëhet mëngjesin e nesërm.