Challandes: Suedia shumë e fortë, shpresojmë të mos humbim raste vetëm për vetëm me portierin

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media para ndeshjes me Suedinë.
Ai e ka cilësuar kombëtaren skandinave shumë të fortë, shkruan Indeksonline.
Zvicerani shpreson që lojtarët e tij mos të humbin rastet vetëm për vetëm me portierin sic bënë në ndeshjen ndaj Spanjës.
“Suedia është shume skuadër e fortë për kundërshtarët, sidomos kur luan në shtëpi, luan një futboll shumë të fortë, janë të fortë fizikisht dhe ia pamundëson kundërshtarit të luaj lojën e tyre”, ka thënë Challandes.
“Por ne duhet të gjejmë mundësinë për të gjetur miksimet për t’i bërë ballë, duhet të provojmë ta sulmojmë Suedinë dhe të mos i humbim rastet vetëm për vetëm me portierin”, tha ndër të tjerash trajneri i Kosovës. /IndeksOnline/