16:51 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Challandes tregon nëse Hadërgjonaj dhe Shabani do t’i bashkohen Kosovës

Në prag të ndeshjeve eliminatore të Përfaqësueses kosovare në Ligën e Kombeve, kundër AZerbajxhanit dhe Ishujve Faroe, selektori, Bernard Challandes doli sot para mediave.

Trajneri i Përfaqësueses foli për gjendjet, objektivat dhe të ardhmen e Kosovës.

Challandes ka folur edhe për futbollistët që mund t’i bashkohen Kosovës në të ardhmen si Meritan Shabani e Hadërgjonaj, transmeton IndeksOnline.

Image result for florent hadergjonaj

Ai tha se dyert do të jenë të hapura për dy lojtarët në fjalë: ”Jam në kontakt me Hadërgjonajn”.

”Ai ishte duke e pritur ftesën e Kombëtares zvicerane, por në fund nuk e mori. Unë shpresoj se do ta bind që ai të vie në Përfaqësuesen tonë”.

”Sa i përket Shabanit, është vërejtur një problem me të dhe Kombëtares shqiptare. Familja e tij e ka marrë një vendim”.

”Kam drekuar me familjen e tij së bashku dhe mbetet të shihet nëse ai do të vie te ne”, u shpreh Challandes./IndeksOnline/

Image result for meritan shabani