75 Mall Live Search
20:17 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Challandes tregon se a do të ftojë futbollistë nga Kombëtarja U21 për ndeshjen me Greqinë

Në një konferencë për media sot në Parma të Italisë, tekniku i Kosovës, Challandes tha se skuadra e tij ka një energji të mirë për ditën e nesërme kundër Moldavisë.

Takimi mes Moldavisë dhe Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45, në Itali, shkruan IndeksOnline

Kështu Challandes tregojë se Kombëtarja jonë ka mungesa të mëdha për ndeshjen me Greqinë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, ideja e tij është që t’i ftojë 2 futbollistët të Kombëtares U21.

“Ne duhet t’i ftojmë 1 ose 2 lojtarë për ndeshjen kundër Greqisë. Fillimisht, ideja ishte t’i ftonim ata nga U21, por ende nuk e dimë nëse është e mundur. Duhet të presim që ndeshja ndaj Moldavisë të përfundojë dhe të shohim se si gjërat do të shkojë përpara se të marrim një vendim”, tha ai.