75 Mall Live Search
13:11 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / A. A

Challandes u infektua me Covid-19, Kosova sot ‘nën ethe’ pret rezultatet

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes po vazhdon të qëndrojë i izoluar në Durrës, përkatësisht në hotelin ku është i vendosur edhe ekipi ynë kombëtar.

Zvicerani rezultoi pozitiv me Covid-19 të mërkurën, pikërisht në ditën e ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë.

Indeksonline mëson se 69 vjeçari është testuar përsëri të enjtën në mbrëmje, së bashku me gjithë pjesëtarët tjerë të skuadrës dhe sonte në mbrëmje do të dalin rezultatet.

Gjatë 3 ditëve të para në Durrës, Challandes ka pasur kontakt me disa futbollistë të Kosovës, megjithatë stafi shpreson që asnjë lojtar të mos dal pozitiv me Covid-19.

‘Dardanët’ nga ora 14:00 do të zhvillojnë seancë stërvitore në Shqipëri.

Grupit do t’i bashkohen edhe futbollistët tjerë që munguan në stërvitjen e djeshme që u zhvillua në Shijak.

/Indeksonline/