75 Mall Live Search
12:03 / E Hënë, 31 Maj 2021 / C E

Challandes ua bën qejfin kritikëve, plot futbollist të Superligës për dy ndeshjet tjera

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret e tjera të muajit qershor kundër dy kombëtareve afrikane, Guinesë dhe Gambisë.

Për dallim nga dy miqësoret e para kundër San Marinos dhe Maltës, ku janë përfshirë futbollistët e Kombëtares A, në dy miqësoret e tjera të qershorit të cilat zhvillohen në Antalia të Turqisë, përzgjedhësi Challandes ka ftuar futbollistë që shihen si potencial për ekipin kombëtar.

Ndeshjen e parë në Antalia, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, derisa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë. /IndeksOnline/