75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Challandes: Unë jam personi i duhur për të punuar me këtë skuadër, jam shumë i zhgënjyer

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur i dëshpëruar pas ndeshjes.

Ai në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ka treguar se ku gabuan, transmeton Indeksonline.

“Ishte pa fat ai gol i parë se si u pësua, por ky ishte futbolli. Goli i dytë ishte një ndërprerje mjaft e mirë dhe vendosje shumë e mirë e kundërshtarëve. Ishte një pjesë e parë, por jo mjaft mirë afër zonës dhe në zonë. Kemi luftuar shumë, ishte një ndeshje shumë e vështirë. 2:1 pas pjesës së parë vërtetë ishte vështirë për ne, në pjesë ne dytë u munduam të provokonim kundërshtarin në krahun e majtë, kemi humbur pak në organizimin e ndeshjes. Maqedonia një skuadër shumë e mirë dhe agresive, ju kemi dhënë hapësira për kundërsulme por në fund duhet ta pranojmë këtë humbje.”

“Në pjesën e parë po, nuk isha shumë i kënaqur për shkak të rezultatit, por në mënyrë se si kemi luajtur, se si kemi mbajtur topin por jo në zonë. Kemi pasur disa mundësi për të bërë harkime në zonë, por nuk kemi dhënë harkime të mira edhe pse aksione ishte i mirë. Unë duhet ta pranoj këtë dhe t’i mbroj futbollistët e mi. Po gjithmonë, trajneri është përgjegjës.  Po unë jam personi i duhur për të punuar me këtë skuadër. Jam shumë i zhgënjyer, unë marrë gjithë përgjegjësin, unë jam shumë i lumtur me këtë skuadër, unë jam i këtij vendi”