21:13 / E Martë, 13 Prill 2021 / C E

Challandes zbulon bisedën me yllin e Spanjës: Enrique iu kishte folur një orë për Kosovën, si të luanin me Brazilin

Trajneri i Kosovës në Futboll, Bernard Challandes, ka folur për zhvillimet e fundit në skuadrën e kombëtare pas takimeve të muajit mars.

Challandes, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, foli për disa çështje të ngritura së fundmi pas humbjeve të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Ai deklaroi se futbollisti i Spanjës, Dani Olmo, kishte thënë se përgatitja për Kosovën ishte shumë më intensive se ndaj Gjermanisë, kombëtare të cilën e kishin mposhtur 6-0 vetëm katër muaj më parë në Sevilla.

Ne kemi folur me një lojtar të Spanjës, Olmo. Ai njihte një lojtar tonin, Lirim Kastratin. Dhe ai tha: Ne po luajmë sot kundër Brazilit. Trajneri (Luis Enrique) ka folur një orë për Kosovën, ka treguar video, duke thënë se është ekip i rrezikshëm. Ai tregoi që në fitoren 6-0 ndaj Gjermanisë, ai kishte folur vetëm 10 minuta”, ka thënë Challandes. /IndeksOnline/