Challandes zbulon pak nga situata me Amir Rrahmanin

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet
takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër gjysmëfinales
së play-offit të Ligës së Kombeve.
Ndonëse me mungesa të shumta Challandes nesër do të mundohet që të fillojë me
11-shen më të mirë që ka në dispozicion, shkruan IndeksOnline
Para ndeshjes me Maqedoninë në një konferencë për media foli edhe tekniku Challandes, ku tregoi se pse Rrahmani nuk do të jetë prezent, madje ai thotë se këtë situatë nuk mund ta kuptojë as vet.

“Unë nuk mund ta kuptoj edhe aq mirë se si ka ndodhur rasti me Rrahmanin, ne si Federatë kemi provuar ne përmjet UEFA-s dhe çfarëdo forme tjetër që Rrahmanin ta kemi këtu, por nuk e kanë lejuar dhe unë nuk mundem ta kuptoj këtë”, tha Challandes.