Challandesin e mposhtin kritikat, e fton edhe Dakun?

Bernard Challandes pritet që gjatë kësaj jave, saktësisht të premten të mbërrij në Kosovë.
Kombëtarja e Kosovës sot gjatë ditës publikoi listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars, ndaj Lituanisë (miqësore), Suedisë dhe Spanjës (parakualifikime për Kupën e Botës).
IndeksOnline mëson ekskluzivisht se Challandes pasi të mbërrij në Kosovë do t’i bëjë ftesë edhe sulmuesit të Ballkanit, Mirlind Daku.
Challandes i dorëzohet kritikave të shumta nga futbolldashësit duke e bërë atë të mendoj për ftesën e Dakut.
Daku nuk figuroi në listën e Kosovës për këto ndeshje edhe pse ka gola më së shumti se treshja sulmuese e ftuar (Muriqi, Nuhiu dhe Kololli). Lojtari kosovar i klubit nga Superliga këtë edicion ka shënuar plotë 25 gola./IndeksOnline/