75 Mall Live Search
16:43 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / BA

Chamberlain po kthehet te Arsenali, ka një arsye tjetër

Ish-mesfushori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, është rikthyer në klubin londinez për të ruajtur formën fizike.

32-vjeçari aktualisht është pa skuadër dhe ka filluar stërvitjet me ekipin U21 të “Topçinjve”, shkruan IndeksOnline.

Lajmi është bërë i ditur nga ESPN, ndërsa thuhet se rikthimi i tij është vetëm për qëllime stërvitore dhe jo si pjesë e një transferimi të mundshëm.

Oxlade-Chamberlain kishte luajtur për Arsenalin nga viti 2011 deri më 2017, para se të kalonte te Liverpooli.