75 Mall Live Search
23:50 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / G T

Chamberlain shënon supergol në debutim dhe ia siguron fitoren Celtic-ut në fundin e ndeshjes

Skuadra e Celtic ka shënuar fitore të vështirë 2:1 ndaj Livingstonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premiership të Skocisë.

Golin e fitores për klubin e famshëm skocez, e shënoi Oxlade-Chamberlain, shkruan Indeksonline

Futbollisti i njohur anglez shënoi gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e parë e ish-lojtarit të Arsenalit me fanellën e Celtic.

Dhe goli erdhi vetëm pak minuta pasi u inkuadrua në ndeshje./Indeksonline/