“Champions” i zjarrtë sonte – shënohen 15 gola në pjesën e parë

Shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve nisën sonte në ora 21:00, dhe secila ishte më spektakël se tjetra.
Në “Philips Stadion” po ballafaqohen PSV dhe Sporting, me PSV-në që ka kaluar në epërsi në minutën e 15-të.
Epërsi minimale ka edhe Interi ndaj Crvena Zvezdës. Ndeshja që po zhvillohet në “Giuseppe Meazza” shkoi në pushim të pjesës së parë me gol të Calhanoglut në minutën e 11-të, shkruan IndeksOnline.
2 me 0 është duke e mposhtur Manchester City Slovan Bratislavën, e me rezultat të njëjtë është edhe epërsia e Arsenalit ndaj PSG-së.
Në “Montjuic” Barcelona po dominon totalisht Young Boys, me rezultat 3:0.
Primatin e epërsisë më të thellë e mban Borussia Dortmund, që në “Signal Iduna Park” po e “demolon” Celtic. 5 me 1 është rezultati i pjesës së parë, në favor të BVB-së.
Në anën tjetër, të vetmit që pa gola u ndanë në pjesën e parë janë Bayer Leverkusen dhe AC Milan./IndeksOnline/