75 Mall Live Search
17:17 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / Gj. Sh

Champions League sonte me katër ndeshje të zjarrta

Ethet e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe sonte me katët përballje interesante.

Mbrëmja nis me ndeshjen mes Feynordit dhe Interit, e cila nis nga ora 18:45, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 21:00 zhvillohen edhe tre ndeshje tjera, secila më interesante se tjetra.

Në “Parc des Princes” PSG do të jetë nikoqire e Liverpulit.

Ndeshje e zjarrtë është edhe ajo mes dy gjigantëve gjerman, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.

Spektakel pritet të ketë edhe në ndrshjen mes Benficës dhe Barcelonës.

Kujtojmë që këto dy skuadra u përballen edhe gjatë fazës së grupeve, ku Barcelona fitoi me rezultaz 4-5./IndeksOnline/