“CHANEL”, Buta dhe Eko sjellin stil, flow dhe zjarr

Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një bashkëpunim të shumëpritur! Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, ka bashkuar forcat me artistin në ngjitje, Eko, për projektin më të ri “CHANEL”, që tashmë është publikuar në të gjitha platformat digjitale.
Kënga, e titulluar sjell një atmosferë urbane, ritme moderne dhe tekst tipik për stilin e dy reperëve, ku përzihen jeta luksoze, rruga dhe vetëbesimi.
Klipi është realizuar me një produksion cilësor, duke reflektuar estetikën elegante të brendit “Chanel”, që përfaqëson temën qendrore të këngës.