15:56 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Charlie Puth në një lidhje dashurie me aktoren e njohur

Duket se kemi një çift të ri në Hollywood, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për këngëtarin Charlie Puth dhe aktoren Halston Sage, që përmes rrjetit social Instagram kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

“9.22.18” kishte shkruar aktorja në foton e postuar, ku shihet Halston me Charlie. Për një romancë të dyshes ka një kohë që flitet por asgjë nuk kishte konfirmuar dyshja deri më tani./Indeksonline/