Charlton ‘provokon’ Markun: Ke bërë gabim që ke pranuar të luftosh me mua…

Po afron meçi mes Rylan Charlton dhe Florian Markut.
Nesër më 20 shkurt, do të zhvillohet meçi mes boksierit britanik dhe atij shqiptar, shkruan IndeksOnline.
Gjatë intervistës, Charlton e ka provokuar keq Markun, duke i thënë se ka bërë gabim të madh që ka pranuar një luftë me të.
“Ai ka bërë gabim. Më vjen keq për të. Ka bërë gabim që ka pranuar të dalë në ring me mua”, ka thënë Charlton.
Meçi mes Charlton dhe Markut do të zhvillohet nesër në stadiumin e famshëm anglez, ‘Wembley’./IndeksOnline/