75 Mall Live Search
21:29 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / G T

Charlton vs Chelsea u ndërpre për pak minuta, mësohet arsyeja

Skuadra e Charltonit dhe Chelseat janë duke luajtur ndeshjen e vlefshme për 1/32 e finales në FA Cup.

Në minutat e para ndeshja u ndërpre për disa minuta, shkruan Indeksonline

Image

Mësohet se arsyeja pse kjo ndeshje u ndërpre për pak minuta është se një tifoz kishte probleme shëndetësore në tribuna.

Stafi mjekësor reagoi menjeherë dhe tifozi u dërgua në spitalin më të afërt.

 Ndeshja tashmë ka rifilluar dhe rezultati momental është 0:0./Indeksonline/