75 Mall Live Search
14:04 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / S Z

ChatGPT-i pjesë e përditshmërisë së miliona njerëzve – nga mjet eksperimental në platformë globale

ChatGPT-i sapo ka arritur 1 miliard përdorues.

Aplikacioni zyrtarisht ka arritur 1 miliard përdorues aktivë mujor në nivel global, sipas të dhënave të Sensor Tower të raportuara nga Reuters.

Kjo e bën atë aplikacionin më të shpejtë në histori që ka arritur këtë moment historik.

Kjo rritje tregon se sa shpejt Al është zhvendosur nga risia në zakon të përditshëm.

ChatGPT-i nuk përdoret më vetëm nga njerëzit e teknologjisë, por po bëhet pjesë e mënyrës se si miliona njerëz shkruajnë, kërkojnë, mësojnë dhe punojnë.