75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / S Z

ChatGPT-i së shpejti do të lejojë përmbajtje erotike për të rriturit

OpenAI planifikon të lejojë një gamë më të gjerë përmbajtjesh, përfshirë erotikën, në chatbot-in e saj të njohur ChatGPT-i, si pjesë e përpjekjes së saj për të “trajtuar përdoruesit e rritur si të rritur”, thotë shefi i saj Sam Altman.

Në një postim në X të martën, Altman tha se versionet e ardhshme të chatbot-it të njohur do ta lejonin atë të sillet në një mënyrë më njerëzore – “por vetëm nëse e dëshironi, jo sepse po e maksimizojmë përdorimin”, shkruan BBC-i.

Lëvizja, që të kujton prezantimin e fundit nga xAI i Elon Musk të dy chatbot-eve me përmbajtje seksuale eksplicite në Grok, mund të ndihmojë OpenAI të tërheqë më shumë abonentë që paguajnë.

Ka gjithashtu të ngjarë të intensifikojë presionin mbi ligjvënësit për të futur kufizime më të rrepta për shoqëruesit e chatbot-eve.