75 Mall Live Search
08:33 / E Diele, 13 Korrik 2025 / L A

Chelsea apo PSG? Kush do të shpallet kampioni i ri i Botës

Sonte do të luhet finalja e madhe e Botërorit të Klubeve.

Finalja do të jetë në mes dy gjigantëve evropianë Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Për Chelsean është hera e tretë që luan në finale të këtij kompeticioni, në 2012 ku kishte humbur ndaj Corinthians si dhe në vitin 2021 arriti të fitonte ndaj Palmeirasit.

Ndërsa për PSG-në, është hera e parë që luan në finale të kësaj gare në debutimin e saj, ku po synon të shtojë trofeun e radhës.

Finalja e madhe do të mbahet në “MetLife Stadium” të Neë Yorkut, me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/