Chelsea apo Real? Hazard tregon cili është klubi më i mirë që ka luajtur
Eden Hazard ka folur për periudhën sa ishte futbollist, duke veshur fanellën e Chelseas dhe Real Madridit.
Ish-mesfushori i Belgjikës, së fundi është pyetur se cili prej dy klubeve ku ka luajtur është më i mirë, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se pavarësisht se ka kaluar mirë te Chelseas, Real Madridi është klubi më i mirë në botë.
“A është Chelsea klubi më i mirë për të cilin kam luajtur ndonjëherë? ‘’, ishte pyetja nga gazetari.
‘’Jo. Real Madridi është më i mirë. Koha ime te Chelsea ishte e jashtëzakonshme, por Madridi, si klub, është më i miri. Numri një.”, deklaroi Hazard.
Futbollisti belg po ashtu u pyet nëse ishte dëshirë e tij për të luajtur për Barcelonën.
“Jo. Ëndrra ime ishte Real që kur isha i ri.”
“Kur fillova të luaj futboll, gjithmonë i thosha babait tim se doja të luaja për Real Madridin.”, tha Hazard./IndeksOnline/

