22:55 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / Gj. Sh

Chelsea arrin fitoren e parë në Champions, shkatërron Milanin

Skuadra e Chelseas e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Blutë mposhten në Stamford Bridge skuadrën e Milanit me rezultatë 3-0, shkruan IndeksOnline.

Wesley Fofana hapi serin e golave në minutën e 24të pas një gabimi amatoresk në mbrojtjen e kuqezinjeve.

Ish sulmuesi i Milanit, Pierre Aubameyang dyfishoi epërsinë e Chelseas në minutën e 56-të.

Gjashtë minuta më vonë, Reace James, shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë takim.

Në ndeshjen tjetër të grupit E, Salzburgu ka fituar kundër Dinamo Zagrepit me rezultat 1-0.

Pas ndeshjeve të sotme, Salzburgu kryeson tabelen e grupit E me 5 pikë, e ndjekur nga Chelsea dhe Milan me nga 4 pikë kurse Dinamo Zagrep ka 3 pikë./IndeksOnline/