Chelsea arrinë marrëveshje me Caicedon për vazhdimin e kontratës
Mesfushori ekuadorian Moise Caicedo është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje të re me Chelsean.
Kjo marrëveshje pritet ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në qershor të vitit 2033, shkruna IndeksOnline.
Sipas raportimeve nga gazetari i njohur Cesar Luis Merlo, palët kanë arritur dakordësinë në parim, ndërsa detajet përfundimtare të kontratës janë ende duke u sqaruar.
Ai raporton se lojtari ka dhënë tashmë miratimin për të vazhduar projektin afatgjatë me klubin londinez, duke konfirmuar besimin e tij në drejtimin dhe ambiciet e Chelseat për sezonet e ardhshme.
Rinovimi i mundshëm i kontratës së Caicedos shihet si një lëvizje strategjike për “blutë”, të cilët synojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese rreth lojtarëve kyç për të ardhmen./IndeksOnline/

