15:24 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Chelsea, as gola, as fitore

Chelsea ka marrë vetëm një pikë kundër Evertonit, duke barazuar 0:0 në “Goodison Park”.
Chelsea i Antonio Contes ka bërë hap fals në xhiron e 19 në Premierligë, duke barazuar 0:0 me Evertonin, për të marrë vetëm një pikë.

Dy skuadrat kishin rastet e veta, po portat mbetën të pa prekura.

Pas këtij barazimi, Chelsea ka shkuar në kuotën e 39 pikëve, aktualisht 13 më pak se lideri, Manchester City dhe nëse ekipi i Guardiolas fiton kundër Bournemouth, diferenca mund të shkojë në 16’të.