75 Mall Live Search
23:17 / E Martë, 20 Prill 2021 / C E

Chelsea barazon me Brightonin, City kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Chelsea ka barazuar pa gola kundër Brightonit në ndeshjen e javës së 32-të të Premierligës.

Blutë nuk arritën të shënojnë golin që do tu sillte tri pikë nga kjo sfidë, shkruan Indeksonline.

Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në vendin e katërt me 55 pikë, një më pak se Leicesteri.

Pas barazimit Bluve, Manchester City edhe zyrtarisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/