12:43 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Chelsea befason me blerje, pranë transferimit të “dështakut” Joe Hart

Chelsea po përgatit një ofertë befasuese për portierin e Manchester Cityt, Joe Hart. Skuadra londineze ka gati 7 milionë euro për portierin anglez.

Hart i është bërë e qartë nga Guardiola se nuk llogarit fare në shërbimet e tij dhe se duhet të gjejë skuadër të re.

Nuk dihet nëse Hart do të jetë zgjedhja e parë e Chelseat, apo Sarri do të largoi veteranin Caballero, sidomos pas paraqitjes së dobët në Botëror me Argjentinën dhe Hart do të jetë zgjedhja e dytë e portës.

Portieri anglez në dy edicionet e fundit luajti si huazim te Torino e West Ham ku tregoi paraqitje zhgënjyese./Indeksonline/