Chelsea bën histori, mposht PSG-në në finale të Kupës së Botës për Klube

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të madhe në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain me shifrat 3:0.
Qysh në pjesën e parë “Blutë e Londrës” u përcaktuan fitues të këtij kompeticioni të ri të FIFA-s, shkruan Indeksonline
Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një e vulosën fitoren qysh në pjesën e parë në stadiumin “MetLife”.
Në pjesën e dytë, PSG-ja tentoi të rikthehej në lojë, por nuk e arriti.
Atë që bëri skuadra franceze në 45 minutëshin e dytë ishte një karton i kuq. Joao Neves u ndëshkua me të kuqin pasi kapi për flokë Marc Cucurellan.
Chelsea shkruan historinë, duke u bërë skuadra e parë që fiton kompeticionin më të ri të FIFA-s./Indeksonline/
JOAO PEDRO CELEBRATION DANCING ON PSG HEAD 🇧🇷🇧🇷🇧🇷🇧🇷🇧🇷
— Janty (@CFC_Janty) July 13, 2025
pic.twitter.com/VJJIKddyAq