75 Mall Live Search
08:28 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / G T

Chelsea bën marrëveshje me Aston Villan, merr sulmuesin dhe jep mesfushorin?

Skuadra e Chelseat është duke kërkuar një sulmues që mund t’i zgjidh problemet e golave që pati Nicolas Jackson sezonin e kaluar.

Blutë e Londrës nuk shkojnë shumë larg dhe lojtari potencial që mund t’i bashkohet klubit është Jhon Duran, 20-vjeçari i Aston Villas, shkruan Indeksonline

Raportohet se Chelsea është shumë pranë marrëveshjes me sulmuesin e Kombëtares së Kolumbisë, madje në këtë akordim përfshihet edhe mesfushori Conor Gallagher.

Shifra e transferimit mund të jetë 40 milionë euro, por në rast se shkëmbehet me Gallagherin, atëherë do jetë marrëveshje pa të holla.

20-vjeçari në Premier League këtë sezon zhvilloi 23 ndeshje dhe shënoi pesë gola, kurse në të gjitha garat, ai u paraqit 37 herë dhe shënoi tetë gola./Indeksonline/