15:19 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsea bie dakord me Taren për Zappacostan, por me një kusht

Chelsea ka rënë dakord ta shes Davide Zappacosta në Lazio, sipas Gazzetta dello Sport.

Lojtari italian është një nga objektivat kryesore të Lazios në janar dhe dy klubet mund të finalizojnë marrëveshjen orët e ardhshme.

Chelsea thuhet se i ka dhënë lojtarit dritën e gjelbërt për largimin e tij, ndërsa ai mund të bashkohet me Lazion me kusht që gjigantët e Serie A të përputhen me kërkesat e “Blues”.

Lazio ka kërkuar për të nënshkruar me lojtarin në formë huazimi me një opsion për ta blerë atë me shumën prej 15 milionë në verë, por sipas La Gazzeta, Chelsea dëshiron që ta shesë lojtarin menjëherë dhe do të pranonte një ofertë më të ulët, ndoshta me cmimin prej 12-13 milionë euro. /IndeksOnline/