21:16 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Chelsea ‘bombardon’ Kievin, Napoli dhe Valencia kualifikohen me vështirësi

Sonte po zhvillohet raundi i dytë i 1/8 së finales në ‘Europa Ligë’. Tri ndeshje vetëm se kanë përfunduar.

Chelsea ka arritur të mposhtë Dinamo Kievin edhe në ndeshjen e dytë. Londinezët fituan me rezultat të thellë 0:5.

Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje ishte sulmuesi francez, Olivier Giroud i cili shënoi tre gola dhe bëri një asistim.  Gol shënuan Alonso dhe Odoi. Të dytë po ashtu bën edhe nga një asistim.

Rezultat i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 8:0.

Ekipi italian i Napolit ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë kundër Salzburg me rezultat 3:1 por ka arritur të kualifikohet pasi rezultati i përgjithshëm ishte 3:4.

Napoli kaluan në epërsi me anë të Milik në minutën e 14-të. Austriakët arritën të shënonin tre gola por nuk ishte e mjaftueshme për kualifikim.

Ndeshje dramatike ishte ajo mes Krasnodar dhe Valencias. Ndeshja e parë kishte mbaruar me rezultat 2:1 në të mirë të spanjollëve.

Ndeshja e dytë mbaroi barazim 1:1. Në minutën e 85-të shënuan ekipi rus me anë të Suleymanov.

Kur të gjithë menduan që Krasnodar ishin pranë kualifikimit në skenë doli Guedes i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Guedes në minutën e 93-të.

Chelsea, Valencia dhe Napoli nesër kuptojnë kundërshtarët për raundin e ardhshëm./Indeksonline/