Chelsea “çmendet” për futbollistin e RB Leipzig

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner ka marrë gjithë vëmendjen e mundshme nga skuadra angleze Chelsea.
Sulmuesi 23 vjeçar ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2023, por dëshira e tij është të luaj për skuadra në ligën angleze.
Andaj edhe Chelsea ka filluar interesimin për futbollistin mirëpo nuk është skuadra e vetme pasi atë në skuadër po e dëshiron edhe gjiganti spanjoll, Real Madridi.
Futbollisti i Leipzig ka shënuar 23 gola dhe ka siguruar 10 asistime në 25 paraqitjet e tij me skuadër gjermane, po ashtu forma e tij e mrekullueshme ka ndikuar që skuadra e Leipzigut të arrijë rezultate pozitive./Indeksonline/.