Chelsea dështon, Southamptoni del “arrë e fortë” për londinezët

Skuadra e Chelseas nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Southamptonit.
Ekipi i Tuchelit barazoi me rezultat 1:1 kundër Southamptonit, transmeton Indeksonline.
Të parë që kaluan në epërsi ishin Southampton me anë të Minaminos në minutën e 33-të.
Chelsea barazoi rezultatin në minutën e 54-të nga pika e bardhë me anë të Mount.
Londinezët gjendën në pozitën 4-të me 43 pikë pas 25 ndeshjeve. Kurse, Southampton me këtë barazim ka 30 pikë pas 24 ndeshjeve dhe gjendën në pozitën e 13-të./Indeksonline/