75 Mall Live Search
18:48 / E Hënë, 09 Janar 2023 / AR

Chelsea dhe Atletico ranë dakort për huazimin e Felix, ja sa do paguajnë “blutë”

Joao Felix do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit te Chelsea.

Klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Atleticon për transferimin e lojtarit në formë huazimi. Blutë do të paguajnë rreth 11 milionë euro, sipas gazetarit David Ornstein të The Athletic.

Për shërbimet e Felix-it kanë shfaqur interesim edhe Arsenali dhe Manchester United. Joao-s i pëlqeu më shumë projekti i Chelsea.

Në sezonin aktual të La Ligës, portugezi ka luajtur 14 ndeshje në të cilat ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asistime.